Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamje nga bukuritë e natyrës së vendit tonë dhe lajmin e mirë se kushdo që dëshiron të vizitojë Shqipërinë nga deti, tani mund ta bëjë me një procedurë fare të thjeshtë online.
Me një video nga perlat blu shqiptare ftuese, kryeministri ka sqaruar se përmes këtij website, çdo njeri pa vonesa dhe burokraci mund të shijojë Shqipërinë duke pasur akses në çdo port të vendit tonë.
Me vetëm një click në www.nauticalbania.com mund të lundroni edhe ju drejt paqes dhe kënaqësisë në Shqipëri, thesarit të fshehur të Mesdheut.
Ktheni timonin (e anijes) dhe merrni rrugën drejt Shqipërisë, ku do të gjeni aventurën tuaj të radhës me anije. Mbushni ditën me qiejt e shndritshëm, rreze dielli dhe sportet tuaja të preferuara ujore. Zhytuni më thellë në ekzaltim, zbuloni bukuritë e mahnitshme natyrale të bregdetit, lundroni në ujin e pastër kristal. Vizitoni qytetet e ndërtuara shekuj më parë, vizitoni qytetin e gurtë, vizitoni qytetin e dritareve, eksploroni kështjellat antike. Lundroni drejt paqes dhe kënaqësisë në Shqipëri, thesari i fshehur i Mesdheut, thuhet në video.
Me këtë lajm të mirë, Rama i ka uruar të gjithëve një të diel të bukur.