Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 6 513 raste me koronavirusin e ri (COVID-19). Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, mësohet se nga 264 860 teste të bëra në 24 orët e fundit, 6 513 persona rezultuan pozitivë. Gjithashtu, për tri ditë me radhë rastet ditore kanë arritur në mbi 6 000.
Që nga fillimi i pandemisë në shkurt 2020, në vend janë regjistruar gjithsej 4 350 028 raste me COVID-19. Në vend janë 87 285 raste aktive dhe numri i pacientëve në kujdes intensiv ka arritur në 214. Me v de kj en e 16 personave në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i v ikti m ave arriti në 128 063.
Ndërkaq, 2 170 pacientë janë shëruar gjatë ditës së fundit, me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve arriti në 4 134 680. Që nga 27 dhjetori i vitit 2020 kur filloi fushata e vaksinimit masiv, në Itali deri më sot janë administruar 68 280 456 doza të vaksinës, prej të cilave 32 265 237 persona kanë marrë të dyja dozat e nevojshme./