Gjatë qarkullimit të variantit Delta prej disa ditësh në Kosovë vijon të jetë i lartë numri i rasteve të reja.
Ministria e Shëndetësisë në raportin e fundit bën me dije se katë persona kanë humbur jetën dhe 1.096 raste të reja me koronavirus.
Sipas njoftimit mësoher se rastet e reja kanë dalë 7.953 personash të testuar.
Në 24 orët paraprake, sipas raportit ditor, janë shëruar edhe 53 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.109.
Raste aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht janë 7.854.