Vijon të mbetet i lartë numri i të infektuarve në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24-orët e fundit janë konfirmuar 1.370 raste të reja me koronavirus.

Fatkeqësisht një qytetar ka hunbur jetën si pasojë e virusit. Ndërkohë, sipas të dhënave sot janë shëruar 47 persona.

Njoftimi i plotë:

14 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.538 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës. Deri më sot 202.647 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 9.169 testime, 1.370 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 47 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.056. Në total numri i rasteve aktive është 6.815.