Mero Baze ka ironizuar deklaratën e ish- kryeministrit Sali Berisha i cili akuzoi Departamentin Amerikan të Shtetit se e ka shitur 10 milionë euro pozicionin e ambasadorit amerikan në Kirkizistan për të emëruarin Donald Lu. Botuesi i gazetës “TemA”, përmes një postimi me nota humori thotë “Merreni me mend sa ka paguar Donald Lu që të bëhej Nën-Sekretari i Shtetit”, post të cilin diplomati i lartë amerikan e ka marrë së fundmi.

Ndër të tjera Baze shkruan: “Departamenti amerikan i shtetit e shet një vend ambasadori 10 milionë euro. Akuza vjen nga Sali Berisha për emërimin e Donald Lu si ambasador i SHBA në Kirkizistan. Para një jave ambasadori Lu është emëruar nënsekretar Shteti.

Merreni me mend sa duhet të ketë paguar për këtë post sipas Berishës… Kështu është kur çmimet e gjobave të Zenit i konverton për administratën amerikane!”, nënvizon Mero Baze. (TemA)