Pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga PD, duket se reagimi ka qenë mjaft i forte. Menjëherë në zyrën e Lulzim Bashës ka shkuar Flamur Noka. CNA, një portal pranë Berishës, shkruan se mësohet që Noka është konfliktuar me Bashën, gati edhe fizikisht, madje edhe ta qëllojë.

Flamur Noka e ka kërcënuar hapur Bashën për përjashtimin e Berishës, raporton ky portal. Mes tyre është zhvilluar një debat i ashpër me zë të lartë që është dëgjuar nga shumë prej personave që qëndronin në paradhomë.