Në Kosovë janë 9 mijë e 764 raste aktive me COVID-19. Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) numri më i lartë i rasteve aktive me koronavirus është në Komunën e Prishtinës.
Në Prishtinë janë 1 mijë e 978 raste aktive me koronavirus. Ndërsa Komuna e Ferizajt është e dyta për nga numri më i lartë i rasteve aktive. Më së paku raste aktive është Komuna e Graçanicës.
Ndërkohë që në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për vdekjen e 10 personave si shkak i infektimit me COVID-19. Të dielën IKShPK njoftoi edhe për 173 raste pozitive me virusin COVID-19.