Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi zhvilloi një takim me drejtuesit e Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar, për të diskutuar mbi masat e marra për vitin e ri shkollor 2021-2022. “Në fokus kryesor të takimit ishte respektimi i protokolleve sipas ‘Udhëzuesit mbi masat ndaj COVID-19 në strukturat arsimore parauniversitare’, të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”- shkruan ministrja.

Ajo informon se në respekt rigoroz të ruajtjes së distancës, në shkollat apo klasat ku është e nevojshme, do të aplikohet përsëri mësimi me turne, ndërkohë që vazhdon puna intensive për të nisur sa më mbarë vitin shkollor dhe që çdo gjë të jetë gati më 27 shtator.