Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Kosovë. Nikolla do të zhvillojë një takim me Kreun e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e më pas do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti. Po ashtu Nikolla do të takohet edhe me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin.
Kjo është vizita e parë e Nikollës në Kosovë si Kryetare e Kuvendit, pasi u zgjodh në këtë detyrë më 10 shtator.