Nga Kreshnik Spahiu*
Mes luftës dhe paqes, Berisha dhe Basha e kanë zgjedhur rrugën e tyre. Të dyve nuk ju intereson lufta dhe nuk mund ta mbajnë në shpatullat e tyre. Lufta do o fundoste të dy. Me vendimin e përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar fituan të gjithë. Fituan amerikanët, fituan socialistët, fituan demokratët, fitoi Basha, por më shumë nga të gjithë fitoi Berisha.
Le ti analizojmë pse fituan. 1- Fitoi Berisha: – sepse hyri në parlament dhe u bë deputet në kundërshtim me kërkesën e amerikanve – sepse me një ndryshim karrige nga rreshti dytë, në rreshtin e pestë nuk ndryshoi asgjë në statusin politik – sepse me një lëvizje “gjoja” jashtë grupit parlamentar, bëri “armë-pushim” me amerikanët. – sepse ai ka marr rolin e viktimës dhe po e mëshirojnë të gjithë – shpëtoi nga vendimi i Departamentit Amerikan të Thesarit për sekuestrimin e pasurive.
2- Fituan amrikanët: – sepse rivendosën autoritetin përballë një vakumi që kishin krijuar në shoqërinē shqiptare – sepse thyen një nga barrierat e forta anti-amerikane të projekteve të tyre në Shqipëri. 3- Fitoi Basha: – sepse në të kundërt do shpallej Non-Grata nga SHBA – sepse do i hapeshin dosjet e pastrimit parave ruse në SHBA – sepse amerikanët do e rrēzonin nga kryetar i PD. 4- Fitoi Partia Demokratike: – sepse do izolohej nga Washingtoni – sepse do pezullohej nga partitë europiane 5- Fitoi Partia Socialiste: – sepse ç’mitizoi dhe banalizoi në maksimum figurat e dy liderve demokrat që duken si dy të pandehur që kërkojnë mëshirë. – sepse përçan totalisht opozitën
Për këto arsye mos shpresoni se do ketë luftë Basha-Berisha. Ata janë shumë të kënaqur të gjithë me kaq pak. Harrojeni që Berisha tē rikthehet kryetar i Partisë Demokratike, apo të kërkoj shkarkimin e Bashës. Nuk është kohē lufte por paqe për të dy. Thjesht po aktrojnë një glorifikim mediatik, ndërkohë nën rrogoz kanë mbyllur negociatat për Amnisty. Fundja Lul Basha ja kishte cituar edhe në telefonin e “pabesisë” minutën: “Ky është vendimi i duhur për të shpëtuar familjen tënde doktor nga arrestimi amerikanve” Babai bën kot sikur është nxehur me të birin, sepse i ka mësuar gjithë huqet e tij. Populli thotë: “Bëm baba, të të ngjaj”.