Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për CNN se ndryshimi i qëndrimit të talibanëve po vështirëson evakuimin e afganëve që do të strehohen në Shqipëri. Ai tha se deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur më pak se 1 mijë afganë, nga 4 mijë që ishte parashikuar në fillim. Rama theksoi se të gjitha organizatat po bëjnë të pamundurën për finalizimin e këtij procesi, por po hasen me vështirësi të tme rr shme. “Po dëgjojmë të njëjtën gjë prej më shumë se një jave kur nisëm të bashkëpunonim me miqtë tanë. Nuk mund të them më shumë se askush nuk e kupton dot ku është problem. Ndoshta është lojë e talibanëve ose mungesë bashkërendimi. Ky aeroport është problematik. Nuk mund të spekuloj se ku qëndron problem por nuk do habitesha nëse kjo do ishte një lojë e talibanëve të cilët çfarë thonë sot e ndryshojnë më vonë. Tashmë e kanë ndryshuar sërish fjalën duke thënë se do lejojnë vetëm njerëzit me pasaporta. Fëmijët nuk kanë pasaporta. Historia do hyjë në një fazë të re ngecie.

Ne nuk kemi në asnjë lloj besimi me talibanët dhe shpresoj që nuk do hyjmë në këto bisedime. Ata që flasin me ta duhet të kenë kompetencën. Duhet të jemi në kontakt me miqtë tanë në këtë nismë kaq njerëzore për të shpëtuar jetën e njerëzve të ekspozuar mes të cilëve, ka edhe shtetas amerikanë. Nuk di më shumë se kaq. Nuk dua të spekuloj dhe kam prirjen të besoj me një lojë nga brenda Afganistanit. Nuk është se jam i dëshpëruar por duke qenë i përfshirë personalisht për të siguruar që këto operacione të kryhen me sukses, në mënyrë të natyrshme jemi të përfshirë deri në atë pikë sa na vjen keq për këta njerëz. Ne nuk mund ta mbyllim derën tani. Ne kemi ofruar disponueshmërinë tonë për 4000 afganë por në mënyrën si po vijnë gjërat pas tërheqjes së misionit amerikan, operacionet janë bërë të vështira. Të gjitha organizatat që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Po përballen me vështirësi të tmerrshme për t’i nxjerrë njerëzit nga andej”, u shpreh Rama.