Një ditë pas vizitës së Ramës në Kosovës, faqet e para të gazetave serbe janë të mbushura me deklaratat e tij të forta në Prishtinë. “Vesti”, një prej të përditshmeve më të mëdha në Serbi i bën jehonë deklaratës së Kryeministrit Shqiptar, në lidhje me “lëvizjen teatrale” të trupave serbe. “Rama bën heroin në Prishtinë: Tanqet e Serbisë, Teatër!”, titulli i Vestit. Ndërkohë, të përditshme të tjera me tirazhin më të madh, “B92”, “Kurir” dhe Agjensia e Lajmeve “Tanjug” përqendrohen tek deklarata tjetër e fortë e Ramës. “Nga Prishtina, Rama i thotë Serbisë: “Ju kemi mposhtur në fushëbetejë””, titulli i tyre.

E ndërsa komentet e gazetave janë njëzëri armiqësore, jo të gjithë qytetarët serbë ndajnë këtë qëndrim. Në seksionin e komenteve të “B92”, shumë qytetarë fajësojnë qeverinë e tyre për situatën e krijuar, ndërsa të tjerë thonë që pavarësisht në u pëlqen apo jo, fjalët e Kryeministrit Shqiptar janë të vërteta.

https://www.b92.net/info/vesti/index.php?dd=27&mm=09&nav_category=640&nav_id=1928525&yyyy=2021

“Sinqerisht, të gjithë duhet të qëtësohemi këtu”, shkruan Dragan, për të cilin një luftë e re në shekullin XXI do të ishte jo vetëm e pakuptimtë, por edhe katastrofike për Serbinë. “Rama ka 100% të drejtë. Ky është një show për konsum të brendshëm. Në vend që të pranojmë faktin që marrëveshja e targave është arritur para 5 vitesh dhe vetëm tani po zbatohet, ne vijojmë mbështesim këtë situatë. E vetmja gjë që bëjmë, është të krijojmë probleme të reja për veten tonë”, shkraun Vitali.

Një shtetas serb, me psuedonimin “Arthur”, ironizon mbi historinë evendit të tij, që ka festë kombëtare humbjen kundër otomanëve në betejën e Fushë Kosovës. “Ne nuk pranuam pushtimin otoman për 3 shekuj e gjysmë, nuk na kushton gjë të mos njohim këtë “realitet” për disa dekada”. Ndërsa një tjetër qytetar, komenton shkurt: “Çfarë ka thënë të pavërtetë Rama?”.