Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në mesditë kryebashkiakët socialist. Burime për mediet bëjnë me dije se takimi do të zhvillohet në orën orën 12:00, ndërkohë që nuk dihet ende nëse do të ketë një deklaratë për mediat, apo mbledhja do të mbahet me dyer të mbyllura.
Kujtojmë se takimi i fundit i Ramës me drejtuesit vendorë ka qenë në fillim të muajit Korrik, pak ditë pas arrestimit të ish-kreut të Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe, ku kreu i qeverisë u vendosi disa objektiva dhe u kërkoi që të vijonin me reformat.
Më herët Rama i paralajmëroi kryebashkiakët se nuk do të mbrojë asnjë prej tyre nëse kapen me shkelje dhe abuzime me postin gjatë ushtrimit të detyrës.