Ish konkurrenti i Për’puthen, Fation Kuqari ka rrëfyer disa detaje nga jeta e tij private në emisionin “Shqipëria Live” duke treguar se po punon për një film, ku do të ketë rol kryesor.

Ai zbuloi se filmi nisi para se të hynte në programin e dashurisë. Ndërkohë zbuloi se ka marrë ftesë për të qenë edhe në një telenovelë turke.

“Po bëj një film që e kam përfunduar, jam aktor kryesor. Kam dhe një plan tjetër për një telenovelë turke. Por ende nuk është ndarë se nuk kam mësuar gjuhën. Kushti kryesor është që të mësoj gjuhën brenda 4 mujorshit të parë. Deri diku është e ndarë si punë”, tha Kuqari.