Ministrja e Financave Delina Ilbrahimaj ka bërë një pasqyrë të buxhetit të viti 2022 të prezantuar sot nga kabineti i ministrave pas mbledhjes së qeverisë. Ajo tha se do të rriten shpenzimet e qeverisë në çdo fushë të ekonomisë. Rritja e investimeve, mbrojtja sociale, rritja e produktivitetit, rritjen e ligjshmërisë janë disa nga kryefjalët e projekt buxhetit.

Më tej ajo bëri me dije se nga viti i ardhshëm do të ketë një fond të caktuar në buxhet për bonusin e pensionistëve ndërkohë që njoftoi edhe rritjen e pensioneve për përballimin e rritjes së çmimeve.

“Sot qeveria miratoi dy projektligje që janë në mbështetje të reformave strukturore të qeverisë. Ekonomia shqiptare gjatë këtij viti është rritur me një normë më të madhe se rajoni. Në 3 mujorin e parë u rrit me 5.5% dhe në 3 mujorin e dytë me 18%.

Rritja që patën në 3 mujorin e dytë ishte e shpërndarë në të gjitha sektorët.

Do të rriten shpenzimet qeveritare në të gjitha fushat. Të gjitha rritjet do të përcillen me një rritje ekonomike me 4%. Projekt buxheti ka disa kryefjala: Rritja e investimeve, mbrojtja sociale, rritja e produktivitetit, rritjen e ligjshmërisë. Prej vitesh është bërë rregull që pensionistët marrin bonus. Nga viti i ardhshëm buxhet më vete për bonuset. Parashikohet rritje e pensioneve duke mbrojtur të gjithë pensionistët nga rritja e çmimeve dhe bonus më vete. Buxheti nuk parashikon rritje të taksave por një rritje natyrale të tyre”- tha ajo.