Numërimi mbrapsht ka filluar: “Big Brother Albania VIP” do të rikthehet në transmetim nesër dhe kurioziteti i publikut është i madh. Ndërkohë në këtë edicion janë përzgjedhur 10 personazhe VIP nga vetë produksioni për të qenë pjesë e këtij “reality show”.

Së fundmi, në “Ftesë në 5” është diskutuar për disa nga kushtet që kishin personazhet për të qenë pjesë e “BBV”. Një këngëtare kishte kërkuar laps e letër për të shkruar këngë brenda ambienteve të “Big Brother Vip”, por një gjë e tillë është e ndaluar sepse konsiderohet se jep mesazhe të koduara pasi kërkohet që çdo bisedë të jetë transparente për publikun.

Ndërsa një tjetër kishte kërkuar që brenda shtëpisë të izolohej së bashku me të bijën, që është e mitur dhe nuk pranohet sepse programi është për të rritur.

Lajm të cilin e konfirmoi para pak ditësh vetë personazhi në fjalë, Linda Halimi, e cila përmes një postimi në “Instagram” u shpreh se nuk mund të linte fëmijën e saj vetëm. Po ashtu, u mësua se një tjetër personazh ka kërkuar të dijë se sa ushqim dhe cigare do të ketë për të konsumuar në 100 ditët që do të qëndrojë i izoluar. Ndërkohë, Arbana Osmani ka zbuluar emrat e dy opinionistëve të këtij reality show, të cilët do të jenë Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku.