Natyrisht që të gjitha shenjat kanë bukurinë e tyre, por tek ky artikull do të gjeni ato shenja që prodhojnë më shumë hijeshi krahasuar me të tjerat.
Shigjetari-Trupa atletikë dhe sy të shndërritshëm Një tjetër ashendent që dhuron bukuri është Shigjetari. Personat me ashendent Shigjetar dallohen nga qëndrimi i drejtë, një fytyrë miqësore dhe sy të bukur, të shndritshëm e me ngjyrë të hapur. Ata kanë një trup atletik.
Virgjëresha dhe Binjakët – Ashendentët që s’të plakin kurrë. Ashendenti tek Binjakët dhe Virgjëresha i jep një personi një pamje më rinore dhe të dyja shenjat janë të udhëhequra nga Mërkuri. Ata duken më të vegjël në moshë, sesa janë në të vërtetë dhe kanë tipare të vogla. Fytyra mund t’u duket si e një kukulle dhe tiparet i kanë të përqëndruara. Është e zakonshme që ata me ashendent tek Virgjëresha/ Binjakët të kenë hundë të lezetshme, të vogël.
Njerëzit me ashendent Ujorin kanë pamje goditëse, por në një mënyrë më intelektuale, ose një bukuri të pazakonë. Bricjapi u jep një pamje të ftohtë, të largët, por edhe me shumë klas. Mund të përmendim këtu, Sophia Loren, Monica Bellucci, Naomi Campbell. Edhe njerëzit me ashendent Demin – shenja tjetër që udhëhiqet nga Aferdita – janë tërheqës, por kanë pamje më tokësore, më sensuale dhe në trup janë më të mbushur.