Real Madrid ka marrë një fitore të rëndësishme në El Clasico në një ndeshje që ka dhuruar emocione për gati 97 minuta lojë, deri kur Kun Aguero realizoi golin e parë në La Liga me fanellën e Barcelona-s.

Një ndeshje që u ndez në pjesën e dytë më së shumti, teksa ishte Alaba ai që në 45′ e para i dha avantazhin miqve nga Madridi. Për ekipin e Ancelottit, pas disa rastesh në Vinicius por edhe pasi vuajti jashtë mase nga presioni i katalanasve te Koeman, erdhi goli i çlirimit në kundërsulm për Vasquez…

Aguero do të shënonte në fund golin e 1-2 por vërshëllima e trefishtë e arbitirit i dha kështu fund El Clasico. Me këtë sukses, Real Madrid shkon 20 pikë sa Sevilla, kurse Barcelona mbetet 15 pikë, pra 5 më pak.