Armando Broja arriti sot të shënonte golin e tij të dytë në Premier Ligë, në të dytën ndeshje radhazi si titullar. Një arritje e veçantë për sulmuesin shqiptar i cili po merr gjithnjë e më shumë vlerësime për atë që po jep në fushë e lojës.
Në statistikat e përgatitura nga SOFASCORE për PANORAMA SPORT, rreth paraqitje së Brojës në ndeshjen që Sauthempton barazoi 2-2 me Bërnlin, bie në sy si sulmuesi shqiptar është vlerësuar me notën 7 për atë që ka bërë në fushën e lojës, duke qenë rrezik konstant në zonën kundërshtare, por shpesh edhe vendimtar për të ndihmuar ekipin të dalë nga zona në momentet e rrezikshme.
Ai tentoi 2 herë portën, duke shënuar në rastin e vetëm në kuadrat, ndërsa fitoi 4 na 13 duelet e tij me mbrojtësit kundërshtarë, të cilët tashmë janë shumë më të vëmendshëm ndaj talentit 20-vjeçar./PANORAMA