20 Nëntor- Ministrja e Shënadetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se vaksinimi ndaj Gripit ka ecur intensivisht dhe vetëm në pak ditë 140,000 qytetarë në grupet e riskut janë vaksinuar.
“Më shumë se 140 mijë qytetarë janë vaksinuar #falas kundër gripit stinor pranë qendrave shëndetësore në të gjithë vendin.
??⚕️ ?⚕️ Mjekët apelojnë për rëndësinë e vaksinimit për ata që janë më të rrezikuar, për të qenë më të mbrojtur gjatë sezonit të dimrit. #VaksinatShpëtojnëJetë”, shkruan Manastirliu.
Në video e publikuar nga ministrja Manastirliu mjekët bëjnë apel për vaksinim ndaj Gripit.
“Për shumëkënd gripi sezonal është thjesht një grip, por unë si mjeke shoh çdo ditë dhe trajtoj pacient me komplikacione të rënda të gripit dhe për fat të keq edhe humbje jete. Për këtë arsye këshilloj grupmoshat më vurnerabël të shoqërisë, të moshuarit, fëmijët që të vaksinohen me vaksinën kundër gripit”, thotë mjekja Migena Halili
“Gripi është një sëmundje që duhet marrë seriozisht, veçanërisht në këtë periudhë të vështirë. Për popullatën në rrisk vaksinat aplikohen falas pranë çdo qendre shëndetësore, ndaj vaksinohuni të mbroni veten dhe familjen tuaj”, thekson mjekja Anila Shahini.