Nga Bubqi i Bashkisë Krujë ka nisur sot proçesi i hedhjes së shortit për ndarjen e shtëpive të banorëve që përfitojnë banesa të reja nga proçesi i rindërtimit.
Kështu, 102 familje të Bubqit po përzgjedhin vetë në mënyrë transparente banesën e tyre sipas ndarjeve të caktuara për frymë 1+1, 2+1 dhe 3+1, të cilat janë dhe apartamente dhe banesa individuale.
Në ditët në vazhdim, shorti do të vijojë edhe në Fushë Krujë dhe Thumanë të Bashkisë Krujë, duke finalizuar kështu premtimin e qeverisë shqiptare se banorët e dëmtuar prej tërmetit do të rikthehen në banesa më të mira e më të sigurta.