Tragjike është ngjarja e regjistruar mbrëmjen e sotme në Gllogjan të Deçanit në Kosovë , ku një autobus me nxënës është sulmuar me armë. Sipas Express përveç shoferit të autobusit dhe dy nxënësve, ka ndërruar edhe kondukteri i autobusit, duke shënuar kështu viktimën e 4.

Ndërsa, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj për Express tha se autobusi po barte nxënësit nga Gjakova për në Deçan. Ai tregoi se dy nxënësit, një djalë dhe një vajzë janë nga fshati Gllogjan, dhe mbiemrat e tyre janë Mustafaj dhe Hamzaj.

Ndërkohë Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka reaguar për ngjarjen. “Jemi të tronditur nga lajmi për të paktën katër të vrarë në fshatin Gllogjan të Deçanit. Lutemi për të lënduarit dhe shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve të viktimave. Tragjedi si kjo duhet të na bëjnë të zgjohemi dhe të kërkojmë zero tolerancë për armëmbajtje dhe për kriminelët e tillë!” shkroi Pacolli në një postim në Facebook. Express