Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka njoftuar se e ka marrë edhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19 dhe vaksinën kundër gripit sezonal.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri Kurti në një postim në Instagram, ku ka shpërndarë edhe dy fotografi, shkruan Sinjali.
“Sot e kam marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 dhe vaksinën kundër gripit sezonal në të njëjtën kohë dhe të njëjtën qendër të vaksinimit. Mundësia për të marrë të dyja vaksinat njëkohësisht, na jep mundësinë të mbrohemi nga të dyja sëmundjet, për të mbrojtur veten dhe të tjerët”, ka shkruar Kurti.