Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 33 raste të reja me koronavirus nga 3,058 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve. Sakaq, në të gjithë vendin mësohet se janë 371 raste aktive me COVID.
Ministria e Shëndetësisë njofton se 12 qytetarë janë shëruar duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 158,028 që prej fillimit të pandemisë. Gjatë 24 orëve të fundit 3,047 qytetarë janë vaksinuar ndërsa 781,351 i kanë marrë të dyja dozat.
Sipas raportimeve që prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë vaksinuar në total 1,669,230 qytetarë. Kosova vijon të ketë shifra të qëndrueshme infektimesh dhe viktimash nga koronavirusi krahasuar me vendet e tjera të rajonit.
Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar vetëm 9 raste infektimi me variantin Omicron, variant i cili ka shkaktuar një valë të re infektimesh në të gjithë botën.