Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 13 qytetarë të infektuar me Covid nga 1.162 testime të kryera.
Fatmirësisht edhe sot nuk është shënuar asnjë viktimë si pasojë e virusit. Në 24 orët e fundit janë 9 qytetarë të shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.820.
Njoftimi i plotë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.999 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.621.804 doza të vaksinës.
Deri më sot 764.443 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.162 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.820. Në total numri i rasteve aktive është 324.