Java që presim përpara parashikohet një tjetër javë me reshje shiu e dëbore për vendin tonë, por përgjatë saj nuk do të mungojnë edhe ditët me diell.
Java nis me ditën e Hënë dhe mot me vranësira të dendura si dhe reshje shiu të vazhdueshme përgjatë. Reshjet do të jenë kryesisht me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Por në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në zonën e jug – jugperëndimit reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore mbi 300metër parashikohen edhe reshje dëbore me intensitet mesatar të cilat zgjasin deri në orët e para të mëngjesit të ditës së Martë.
Kushtet e paqëndrueshme atmosferike vijojnë edhe për ditën e Martë. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash. Për ditën e Mërkurë dhe relativisht atë të Enjte kemi një përmirësim të kushteve atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare. Gjatë ditës së Enjte në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit prej orëve të pasdites reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash.
Java mbyllet me ditën e Premte dhe mot me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e Alpeve reshje të dendura dëbore.