Ndonjëherë mund të jetë lodhëse të jesh me dikë që nuk i pranon kurrsesi gabimet, qoftë në marrëdhënie shoqërore apo në lidhje. Arsyeja mund të jetë për shkak të egos, nga nevoja irracionale për të qenë gjithmonë “perfekt”, ose për shkak të ndikimit të yjeve.

4 shenjat e horoskopit që nuk e pranojnë kurrë kur e kanë gabim janë këto:

1. Demi-Duke njihet si një shenjë kokëfortë dhe prandaj priret t’i qëndrojë besnik perspektivës që ka dhe nuk e pranon nëse është gabim. Të ketë të drejtë është shumë e rëndësishme për këtë shenjë tokësore që beson se e di se çfarë është më e mira.

2. Luani-Luanët e shohin veten si liderë dhe urrejnë t’u thuhet se e kanë gabim. Për shkak se kanë një kompleks superior, ata shpesh ofendohen kur dikush tregon të metat e tyre dhe e kanë jashtëzakonisht të vështirë të pranojnë gabimet pa u lënduar. Nëse dikush përpiqet t’i bindë se janë gabim mund ta interpretojnë si sulm personal kur, në fakt, dikush p;ërpiqet t’i ndihmojë.

3. Akrepi-Një Akrep është i apasionuar pas ideve dhe besimeve që ka. Këto shenja uji kanë një tendencë për t’u fiksuar aq shumë në diçka sa që shpenzojnë një sasi të konsiderueshme kohe dhe energjie për të forcuar këndvështrimin e tyre. Prandaj është thuajse e pamundur t’u ndryshosh mendim apo t’u thuash që e kanë gabim.

4. Ujori

Ujori është një shenjë ajri, kështu që kanë më shumë gjasa të ‘shkojnë me rrjedhën’ sesa shenjat e tjera fikse, por gjithsesi kanë një ndjenjë të fortë kokëfortësie në personalitetin e tyre. Ata priren të marrin vendimet vetë dhe askush nuk mund t’i detyrojë të ndryshojnë.