Omicron është varianti i ri i COVID i cili duket se po “sundon” sa i përket përhapjes krahasuar me variantet e tjera.
Më shumë se 2 milionë raste me Covid-19 regjistroheshin mesatarisht çdo ditë në botë çdo javë nga 1 janari deri më 7 janar, dyfishi i numrit krahasuar me 10 ditë më parë, sipas Agjencisë Franceze.
Mesatarisht 2,106,118 raste janë regjistruar çdo ditë për shtatë ditët e fundit. Kufiri i një milion rasteve ditore u tejkalua në javën nga 23 deri më 29 dhjetor 2021.
Numri i rasteve të reja ditore është rritur me 270% që nga fundi i nëntorit 2021 kur u zbulua varianti Omicron në Afrikën e Jugut.
Shumica dërrmuese e rasteve të reja janë aktualisht në Evropë (7,211,290 raste në shtatë ditë, + 47% gjatë javës së kaluar) dhe në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Këto dy rajone përbëjnë përkatësisht 49% dhe 33% të rasteve të regjistruara në një javë në mbarë botën.
Covid-19 përhapet me shpejtësi në pothuajse çdo kontinent: Amerika Latine dhe Karaibe (1,126,862 raste, + 148%), Lindjen e Mesme (209,021) raste në shtatë ditë, + 116% ) dhe në Azi (714,017 raste, + 145%).
Vetëm Afrika aktualisht po regjistron numra më stabël (304,224 raste në shtatë ditë). Por infeksionet atje, si në Evropë dhe në zonën e SHBA/Kanadasë, janë në nivelin më të lartë që nga fillimi i pandemisë.
Megjithatë, vala aktuale e infeksioneve nuk shoqërohet me rritje të vdekjeve. Në shtatë ditët e fundit në botë janë regjistruar mesatarisht 6237 vdekje çdo ditë, numri më i ulët që nga fundi i tetorit 2020, pra për gati 15 muaj. Kohët e fundit, deri në 8049 vdekje në një periudhë 24-orëshe janë regjistruar nga 29 nëntori deri më 5 dhjetor, menjëherë pas zbulimit të Omicron.