Kryeministri Rama ka folur për mediat pas daljes nga mbledhja e mbajtur në selinë e PS ku si tematika janë trajtuar Këshillimi Kombëtar dhe zgjedhjet e pjesshme lokale.

Në komunikimin me gazetarët sa i përket Këshillimit Kombëtar kryeministri ka dhënë lajmin se pyetësorët kanë filluar të mbërrijnë në shtëpitë e shqiptarëve e natyrisht edhe online në faqen https://keshillimikombetar.al/. Nga ana tjetër kryeministri theksoi se mazhorancës nuk i mungojnë kartonat për të bërë ligje për çështje të caktuara, por se u duhet të marrin një opinion qytetarësh përtej llogoreve politike, pasi janë çështje që prekin direkt familjet shqiptare.

Kryeministri Rama nga ana tjetër theksoi se ky opinion është shumë i nevojshëm realisht dhe nuk është një nevojë taktike./Lexo.al