Kryeministri britanik Boris Johnson ka paralajmëruar për rrezikun katastrofal bërthamorë në Evropë, pas granatimeve ruse të një termocentrali ukrainas.

Në një intervistë, kryeministri britanik përshkroi momentin kur u zgjua në mes të natës dhe pa se rusia kishte sulmuar uzinën bërthamore që është më e madhja në Evropë.

Ai tha se duhet t’i bëhet e qartë Kremlinit se një fatkeqësi civile bërthamore në Ukrainë, një tjetër Çernobil, është një fatkeqësi për Rusinë, si dhe për të gjithë

“Siguria jonë është po aq e përfshirë, po aq e rrezikuar nga një sulm i tillë. Ne kujtojmë atë që ndodhi me Çernobilin, retë radioaktive u përhapën në të gjithë kontinentin, dhe në të vërtetë, edhe në Amerikën e Veriut, me sa mbaj mend.

Ekziston qartë një rrezik… Unë jam i shqetësuar për mënyrën se si ne ndalojmë një katastrofë: ka uzina të tjera ukrainase dhe sigurisht ka vende të tjera të mbeturinave radioaktive bërthamore të Ukrainës. Ne duhet t’i bëjmë të qartë Kremlinit se një fatkeqësi civile bërthamore në Ukrainë, një tjetër Çernobil, është një fatkeqësi për Rusinë , si dhe për të gjithë.”

Prandaj, unë mendoj se një sistem i mbrojtjes së këtyre impianteve, një sistem për të siguruar që nivelet e radioaktivitetit të monitorohen nga autoritetet ndërkombëtare, si OKB-ja (Kombet e Bashkuara) dhe IAEA (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike) në terren, do të të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm” tha ai.