Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS nuk i ka lënë mënjanë ironitë dhe batutat me kundërshtarët e tij politikë. Duke iu drejtuar publikut, ai u kërkoi të imagjinojnë si do të ishte situata e pandemisë nëse do të kishte ndodhur në kohën kur vendi qeverisej nga PD, ndërsa tha se për këtë mjafton të përmendë që ministër i Shëndetësisë ka qenë Nard Ndoka.

“Imagjinoni takimin në zyrën e ministrit mes Covid-it dhe Nard Ndokës”, tha ai ndërsa salla shpërtheu në të qeshura.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Merreni me mend sa çfarë qamenti do kishte qenë pandemia në Shqipëri sikur armiku i padukshëm të na kishte ardhura për vizitë në spitalet dhe shërbimet shëndetësore deri të para ca viteve ku njerëzish vareshin në kangjellat e Nënë Terezës duke klithur se s’ka ilace dhe tundin recetat që u jepeshin për ti blere në farmaci lart e poshtë, apo kur vinin me çarçafë e batanije në krahë për të shtruar njerëzit në spitale… ndryshimi mes nesh, për të mos thënë fjalë gjatë, ka dy fjalë, Nard Ndoka ministër i shëndetësisë. “Imagjinoni takimin në zyrën e ministrit mes Covid-it dhe Nard Ndokës.