Ndodh edhe kështu, kur një autobus elektrik ka shpërthyer në flakë ditën e djeshme në Paris. Një video e publikuar nga mediat franceze, tregon autobusin elektrik në qendër të Parisit i cili merr flakë, duke u përhapur me shpejtësi në të gjithë mjetin, por pa pasoja për pasagjerët.

Ndonëse autobusi është i viteve të fundit të prodhimit dhe një nga më modernët, kjo nuk e ka shpëtuar atë nga problemet. Në vendin e ngjarjes dëgjohen sirenat e shërbimit zjarrfikës, ndërkohë që në zonë është ndalur qarkullimi i automjeteve gjer në shuarjen e flakëve.