Kryeministri Edi Rama ka zbuluar marrëveshjen që duhej të firmosej ditën e nesërme por u shty nga ana e Kosovës.
“Ka shumë kompani që përdorin në mënyrë intensive portin e Durrësit. Ne duam të kemi një marrëveshje me qeverinë e Kosovës sic e kemi në Ballkanin e Hapur për të pasur korridoret e gjelbra të operatorëve ekonomikë të autorizuar, të cilët kalojnë pa asnjë ndalesë. Edhe për këtë na duhet të kemi një marrëveshje. Për këtë duhej të firmosej nesër dhe nuk e di për çfarë arsye u shty nga ana e qeverisë së Kosovës.
Pavarësisht kësaj duhet ta bëjmë një orë e më parë këtë gjë. Kemi sjellë me vete projektin e ri të portit të Durrësit që është konceptuar si port i përbashkët që ose duhet të jetë rajonal me rëndësi të dorës së parë ose ne humbasim një potencial të madh siç e kemi humbur për dekada të tëra”, tha Rama.