Spitali rajonal i Fierit është përfshirë nga flakët këtë paradite.

Zjarri dyshohet të ketë nisur në repartin e imazherisë, për shkaqe që ende nuk dihen.
Tymi dhe flaket kanë shkaktuar panik te pacientët që ndodheshin në ambientet e spitalit. Të paret që kanë mbërritur në vendngjarje kanë qenë forcat Shqiponja që u kanë dhënë ndihmën e parë pacientëve, ndërkohë që vazhdon evakuuimi i tyre.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 10:00, në spitalin Rajonal Fier, në repartin e grafisë, ka rënë zjarr.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.