Avokati Idajet Beqiri ka deklaruar se në padinë që ka dorëzuar për ish-Presidentin Ilir Meta në SPAK, ka paraqitur prova edhe në lidhje me vjedhjen e thesarit të Krrabës.

“Hajdutët kanë hyrë me dhunë në tunel. Por dera ku mbahej floriri nuk hapej, hapej me kode që i kishte qeveria. Duhej sasi e madhe tritoli që të hapej. Por nuk është hapur me dhunë.

Janë prova të rëndësishme. Qeveria e Berishës futi bashkëpunëtorët e saj, kur po binte shteti kur armët ishin nëpër duar të qytetarëve. Edhe vjedhja që është bërë në vitin 1999 me urdhër të Ilir Metës, janë dëshmitarë ata që hynë dhe që e vodhën.

Nuk është vjedhur me thyerje, përveçse që janë futur me çelësa dhe me kode që i kishte qeveria. Ka prova të rëndësishme. Dhe SPAK-u e ka të qartë çfarë ka ndodhur. Provat janë domethënëse”, është shprehur Beqiri në emisionin “Breaking”, në “Top News”.

Më tej Beqiri ka thënë se ka një dosje tjetër të rëndë për Ilir Metën dhe se ka shumë materiale në dorë që nuk mund t’i mbajë, sepse është moskallëzim krimi.