Ukraina ka humbur pothuajse gjithçka, përveç shpirtit dhe guximit të saj të pamposhtur, që nga pushtimi i ushtrisë ruse në shkurt 2022. Mijëra janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe vendi i shkatërruar nga lufta po përpiqet të kthehet në “normalitet” në mes të Krishtlindjeve. Megjithatë, një foto e veçantë nga Ukraina zbulon se “normalja” është një ëndërr e largët për qytetarët.

Një postim i shpërndarë nga një përdorues i Twitter-it tregoi ndryshimin masiv në festimet e Krishtlindjeve të vendit këtë vit në krahasim me vitet e mëparshme. Në foto, Maidan Nezalezhnosti i Kievit, i njohur gjithashtu si Sheshi i Pavarësisë, është zbukuruar me një pemë Krishtlindjeje që ka dekorime që ngjasojnë me pëllumbat. Dekorimet e zbehta dhe rruga e errët ku është vendosur pema flasin shumë për gjendjen e pafuqishme të vendit.

Përkundrazi, fotot e viteve të kaluara tregojnë sheshin e Pavarësisë të stolisur me drita të gjalla të ngjyrave të ndryshme dhe një pemë masive Krishtlindjesh me zbukurime të ndezura. Këto foto ndezën shumë emocione në rrjetet sociale. Shumë thanë se pëllumbat sinjalizuan shpresën e vendit për një vit paqësor përpara.

Lufta në Ukrainë është në ditën e 304. SHBA dhe Ukraina po përgatisin një plan paqeje për muajin shkurt. Ndërkohë që luftimet nuk janë ndalur edhe për festa. Putin ka deklaruar sot se është gati të bisedoja por Kievi nuk e beson se është i sinqertë.