Në veri të Kosovës, në Rudarë, afër Zveçanit, tek vendi i njohur si “kryqi”, janë mbledhur serbët lokalë. Aty janë parë edhe burra të maskuar.
Në Rudarë janë vendosur katër kamionë dhe tetë automjete të ambulancës. Bllokimi i rrugëve vjen pas arrestimit të ish policit serb, Dejan Pantiç.
Arsyeja e arrestimit të tij ende nuk dihet. Policia e Kosovës nuk i ka kthyer përgjigje REL-it për këtë çështje.
Në takimin e presidentes, Vjosa Osmani me partitë politike mësohet të jetë vendosur shtyrja e zgjedhjeve në veri të Kosovës deri në datën 30 prill. Sipas Nacionale-s, fillimisht ishte propozuar që zgjedhjet të mbaheshin në 19 ose 26 mars. Ndërsa ministri, Nenad Rashiq propozoi që shtyrja e zgjedhjeve të bëhej për 6 muaj.