Rritja e ekonomike për vitin 2022 ka qenë 4.48%. Kështu bëri me dije ministrja e Financave dhe e Ekonomisë në një konferencë për mediat. Në vend të parë për rritjen ishte sektori i ndërtimit me 15%, ndërsa shërbimet e bujqësia më pas. Sipas ministres rritja ka qenë një tejkalim i pritshmërisë. Duke u ndalur tek inflacioni, ministrja Ibrahimaj u shpreh se në vitin 2022 ishte 6.7%, shifër kjo më e ulëta në rajon dhe në BE, sipas ministres.
‘Ecuria e inflacionit ka qenë 6.7% ndjeshëm më i ulët qoftë për vendet e rajonit qoftë në BE. Inflacioni vjetor ka ardhur në ngadalësim që nga tetori. Në krahasim me vendet e rajonit gjatë gjithë vitit 2022 kemi pasur inflacionin më të ulët. Kjo ka ardhur duke mos rritur çmimin e energjisë elektrike. Mesatarja e BE-së. 9.2%.’- tha ministrja.
Borxhi publik në fund të 2021 ishte 74%, tha ministrja, ndërsa në vitin 2022 ulja e borxhit ishte me 10% me 64.6%.
Ndërkohë duke filluar nga java e ardhshme do të hidhet për konsultim publik ligji për hapjen e basteve online.
‘Ligji parashikon rihapjen e basteve online sportive dhe jo të gjitha basteve siç kanë qenë të hapura më parë. ligji do të kalojë për konsultim publik, do të ketë tryeze konsultimi me të gjitha grupet e interesit në mënyrë që të arrijmë me një draft ligjor sa më të konsoliduar dhe të parashikojë mbrojtjen sociale për ata kategori që janë të prekura nga ky ligj.’- tha Ibrahimaj.
E pyetur në lidhje me amnistinë fiskale, ministrja tha se po punohet dhe se ligji do të vijë i mire konsultuar.
‘Të mos bëjmë veprime të nxituara. Do marrim kohën e nevojshme.’- u shpreh ministrja.