Hyra Thaçi, nëna e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka veshur një bluzë me foton e djalit të saj dhe tre ish-krerëve tjerë të Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës, të cilën mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

“Liria jeni ju”, shkruhet në bluzën e nënës së Thaçit.

Këtë të diel, mijëra qytetarë po marshojnë në Prishtinë në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po akuzohen me pretendimin për krime lufte dhe të njëjtit po qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.