Kryeministri Edi Rama ka treguar se është në mbështetje të marshimit për drejtësi që po bëhet në Prishtinë, në mbështetje të 4-ish krerëve të UÇK që po përballen me drejtësinë në Hagë. Rama ka postuar një foto dhe shkruan “Me marshin për drejtësi”.

“Marshi për Drejtësi” po vazhdon me ecurinë e tij, megjithëse nuk dihet saktë se cila është agjenda.

Ai këtë thirrje e përsëriti disa herë me radhë, ndërkohë që mijëra marshues tjerë po vinin nga sheshi Zahir Pajaziti në drejtim të Qeverisë së Kosovës.

“Ju lus ta lironi rrugën,” – dëgjoheshin të tjera thirrje nga organizatorët.

E gjithë kjo për shkak të numrit tepër të madh të marshuesve, që ndoshta edhe mund të ketë kaluar numrin e cilësdo protestë të mbajtur në Kosovën e pasluftës.

Në këtë marsh po dëgjohen këngë të ndryshme patriotike derisa shihen shumë parulla që kërkojnë – ndër tjerash – që politika të mos përzihet në drejtësi. Aty në shumë raste po brohoritet edhe emri i ish-presidentit Thaçi dhe akronimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK. Marshuesit nga organizatorët është thënë se do të marshojnë deri te sheshi Skënderbeu për t’i dëgjuar fjalimet nga disa personalitete të caktuara.