Ka përfunduar marshi në Prishtinë ku kërkohej drejtësi për krerët e UÇK-së.
Pjesëmarrja e jashtëzakonshme e njerëzve në këtë protestë dhe thirrjet masive për drejtësi, kanë emocionuar familjarët e të akuzuarve nga Gjykata Speciale. Gazeta Demos ka publikuar fotografi ku shihet e bija e Kadri Veselit nën lotë.
Në Prishtinë u zhvillua sot një marshim solidarizues në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre që ndodhen në Hagë. Protesta u organizua nga Platforma “Liria ka emër” dhe mori mbështetjen e partive politike, shoqërisë civile, bashkësisë fetare dhe shumë qytetarëve.