Manchester United fitoi 0-1 në transfertë me Bournemouth për javën e 37-të në Premier League-n angleze të futbollit.

Deçiziv në këtë duel për “Djajtë” ishte Casemiro, që shënoi që në minutën e nëntë të ndeshjes.

Një aksion i bukur bëri që braziliani të shënonte nga brenda zone me një lëvizje akrobatike. Me këtë fitore, United shkon në kuotën e 69 pikëve në vendin e katërt.