Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, në një intervistë mbrëmjen e sotme me Grida Dumën në Top Story, ka folur rreth fushatës elektorale dhe Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij Veliaj ka komentuar edhe prishjen e marrëdhënieve me Ilir Metën, për të cilin tha se është treguar tradhtar duke prishur marrëveshjen dhe se “martesa” mes Metës dhe Berishës nuk është e natyrshme.
“Strategjia është shumë e thjeshtë kemi një opozitë me persona non grata. Është diçka shumë e shëmtuar për vitin 2023 të kesh njerëz që të ofrojnë zgjidhje kur nuk kalojnë dot Rinasin. Nga mitra e PS-së kanë dalë 17 parti. Sot edhe një qytetar i thjeshtë thotë një kryeministër me një president socialist me demokratë kanë futur në burg njëri-tjetrin, kjo bën xixa.
Kjo është një martesë e panatyrshme. Unë e gjykoj se kjo është alternative. Unë drejtoj një qark dhe po punoj për pesë beteja që km ndërmend ti fitoj të gjitha. Këta njerëz nuk ishin aty ku ishte nevoja. Vendimet e tyre nuk janë për tu gjykuar por sot po bëjmë një bilanc kemi një martesë të ekstremit të majtë dhe të djathtë. Kishte një përpjekje të sinqertë mes meje dhe Metës për të bashkuat të majtën, rendi i ngjarjeve kërkonte që e majta të bashkohej.
Mëkatin e ka bërë ai që largohet nga një marrëveshje. Ne mbajtëm fjalën tonë dhe rendi i ngjarjeve ishte fillimisht votimi për president. Meta sapo merr votat harron marrëveshjen dhe shkon dhe futet në çadër, krijon një parti të veten. Për të kërcyer një tango duhen dy veta në momentin që njëri largohet ngelet faji i tij. Ka konsensus në të gjitha sondazhet që Ilir Meta është njeriu më i pa vlerësueshëm në Shqipëri.”- tha Veliaj.