Është ironike, por edhe pse i shpallur “non grata” nga SHBA, Sali Berisha bën sikur flet me SHBA.

Madje iu dërgon edhe letra anonime, në emër të Partisë Demokratike.

Si ajo e një dite më parë, ku iu ankohej për Edi Ramën.

“Lidhur me zhvillimet e sotme midis Tiranës dhe Prishtinës, Partia Demokratike i bën thirrje Komunitetit Ndërkombëtar, BE, SHBA, NATO-s të ndalojnë veprimtarinë përçarëse konfliktndjellëse të Edi Ramës në rajon.

Ky autokrat që ka ndërtuar në Shqipëri narkoshtetin e parë, dhe të vetmin në Europë dhe pas ardhjes së tij në pushtet, ka bërë përpjekje të hapura për ndarjen e Kosovës me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç.

Edi Rama, për 4 vite me radhë u bë promtor i neveritshëm dhe përçarës i rajonit, duke tundur me fanatizëm flamurin e serbomadhisë së Ballkanit të Hapur të Aleksandër Vuçiç. Ai iu kundërvu haptas, nga samiti në samit procesit të Berlinit, dhe mbrojti për 4 vite me radhë me fanatizmin e një vasali projektin e hegjemonisë serbe dhe ruse në Ballkan.

Edi Rama tani vazhdon të mbjellë përçarje të rrezikshme në rajon, dhe midis shqiptarëve. Ai kërkon që për të shpëtuar lëkurën e tij të flasë në emër të BE për procesin e Berlinit, atyre që 4 vite me radhë e mbrojtjen këtë proces nga sulmet e Ramës dhe padronit të tij, Vuçiç.

Partia Demokratike deklaron se prapa qendrimive aktuale të autokratit më të korruptuar të Europës, qendron hetimi i tij i hapur penal nga Gjykata e Uashingtonit për aferën e tij të tmerrshme të korruptimit të agjentit të kundërzbulimit të FBI për Nju Jorkun, McGonigal, dhe angazhimin e këtij të fundit gjatë kohës që ishte në detyrë për shkatërrimin e Opozitës shqiptare dhe forcimin e pushtetit të Edi Ramës.

PD dënon me ashpërsinë më të madhe, veprimtarinë përçarëse dhe të rrezikshme dhe konfliktndjellëse të Edi Ramës.

Faleminderit”, thuhet në letrën e Berishës, të cilën pretendon se ia ka dërguar SHBA-së, BE-së dhe NATO-s.

Berisha kërkon të bëhet faktor duke dërguar letra publike, por me damkën e “non gratës” që ka, vetëm Çim Peka mund ta marrë seriozisht.

Aq më tepër pastaj, që nismat e fundit të Ramës janë mbështetur publikisht nga Perëndimi./Tema