Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përgëzoi kryeministrin Rama për qëndrimin e tij të mbajtur gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj shkruan se qëndrimet e kryeministrit Rama “konfirmojnë edhe njëherë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në OKB dhe në institucionet euro-atlantike.”

“Qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, jo vetëm që janë të drejta por konfirmojnë edhe njëherë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në OKB dhe në institucionet euro-atlantike dhe të drejtën e Ukrainës që ta fitojë luftën kundër agresionit rus.”, shkruan ai.