Duke përfshirë plazhet mahnitëse evropiane që, deri vonë ishin të mbyllura për turizmin e huaj dhe pak të njohura për pjesën tjetër të botës, lista jonë e udhëtimeve sjell në qendër të vëmendjes disa nga vendet më të nxehta të pushimeve, të përshtatshme për një aventurë të vogël, shkruan në një artikull Ben Groundwater të botuar në “The Sydney Morning Herald”.

Midis 19 vendeve turistike në Evropë, renditet edhe Shqipëria si destinacioni me plazhet më mahnitëse për udhëtarët që kërkojnë të zbulojnë dhe eksplorojnë natyrën dhe aventurën.

Shqipëria

Duke marrë parasysh bukuritë e saj, Shqipëria kufizohet nga fqinjët, Greqia në jug, Mali i Zi dhe Kroacia në veri, Maqedonia e Veriut në lindje, bashkimi i shkëlqyeshëm i deteve Adriatik dhe Jon në perëndim.

Shqipëria është një vend me shumë pasuri natyrore, vija bregdetare të përsosura dhe male të thyer, si dhe histori antike, kulturë dhe kuzhinë unike moderne.

Shqipëria ishte kryesisht e mbyllur me pjesën tjetër të botës deri në vitin 1990.

Që nga ajo kohë, vendi ka tërhequr një numër rekord udhëtarësh, duke u kthyer në një nga destinacionet kryesore në verën e 2023.