Izraeli dërgoi tanke dhe trupa në veri të Gazës gjatë natës, në “inkursionin më të madh” të luftës me Hamasin deri më tani, sipas ushtrisë së vendit.

skynews-israeli-vehicles-gaza_6335902

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se kryen një bastisje të shkurtër tokësore për të goditur disa objektiva ushtarake.

Sulmi kishte për qëllim të “përgatiste fushën e betejës”, tha IDF, përpara një pushtimi tokësor në shkallë të gjerë të pritshëm të territorit palestinez të drejtuar nga Hamasi.

IDF publikoi një video e cila tha se tregon momentin kur forcat e saj u zhvendosën në Gaza për bastisje.

Në pamjet, një varg tankesh mund të shihet duke u drejtuar përtej kufirit, duke gjuajtur raketa.

Autoritetet izraelite thanë se armët e tyre “goditën qeliza të shumta terroriste, infrastrukturë dhe pika lëshimi të raketave antitank”.

Pamjet me dron të postuara gjithashtu nga IDF në X duket se tregojnë raketa duke goditur objektivat dhe duke shkatërruar ndërtesa.

Forcat tokësore, duke përfshirë automjetet e blinduara, kryen inkursionin “relativisht të madh” në një “sulm të synuar” në Gazën veriore.

Nuk ka patur raportime për viktima nga të dyja palët dhe të gjithë ushtarët thuhet se tani janë larguar nga zona.

Kujtojmë se Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit, tha se vendi po “përgatitet” për një pushtim të plotë tokësor dhe se trupat tashmë kanë “eliminuar mijëra terroristë”. Por ai nuk pranoi të jepte detaje për ofensivën tokësore.

Gjatë fjalimit televiziv drejtuar kombit, Netanyahu shtoi: “Dua ta bëj shumë të qartë se koha e funksionimit të IDF-së përcaktohet unanimisht nga kabineti që drejton luftën së bashku me shefin e shtabit të përgjithshëm. Ne punojmë për të siguruar kushtet më të mira optimale për operacionet e tyre të ardhshme.”