Kryeministri Edi Rama publikoi në Facebook pamje nga punimet, ku aktualisht po punohet për gërmimin, mbushjen e trupit të rrugës dhe ndërtimin e dy urave.

Sipas kreut të qeverisë, ky aks rrugor vazhdim i rrugës së Arbrit, jo vetëm do të shkurtojë distancat mes fshatrave përreth Dibrës e Tiranës, por se rruga do të jetë një mbështetje për bujqësinë dhe agroturizmin e zonës

“Vijon puna në kantierin e rrugës Peshkopi-Maqellarë, Loti 3 ku aktualisht po punohet për gërmimin, mbushjen e trupit të rrugës dhe ndërtimin e dy urave. Ky aks rrugor vazhdim i rrugës së Arbrit, jo vetëm do të shkurtojë distancat mes fshatrave përreth Dibrës e Tiranës, por se rruga do të jetë një mbështetje për bujqësinë dhe agroturizmin e zonës”, shkruan Rama në Facebook.