Së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “E diell” në rubrikën “Mos i bjer me top”, moderatori Meriton Mjekiqi, i cili ka zbuluar detaje të reja si nga jeta personale ashtu edhe nga ajo private.

Prej kohësh në rrjet po qarkullojnë lajme se ai do të jetë një ndër konkurentët e sezonit të tretë të “Big Brother Albania VIP” dhe Meritoni duket se i shtoi zërat duke thënë se mbetet për tu parë.