Për disa ditë në media qarkulloi lajmi se Arbana Osmani nuk do të prezantojë këtë sezon Big Brother VIP për shkak të disa konflikteve me drejtuesit e Top Channel.

Arbana i hodhi poshtë zërat pasi tha se shumë shpejt do të rikthehej në ekran me surpriza, duke lënë të nënkuptuar se bëhet fjalët për BBV.

Ndërsa thashethemeve për prishjen e raporteve, i ka dhënë fund një nga drejtueset e televizionit, Lori Hoxha, e cila është shfaqur me një gotë me emrin dhe logon e biznesit të ri të Arbanës duke treguar kështu se ruajnë marrëdhënie të mira.